KAS rrëzon Celibashin për fletën e votimit, PD i drejtohet Kolegjit Zgjedhor
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit.
Sipas vendimit të KAS bie fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra.
PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.
Pas këtij vendimi, Partia Demokratike ka bërë lëvizjen e saj duke mos-pranuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Sekretari për Zgjedhjet, Ivi Kaso, tha se Partia Demokratike do të apelojë vendimin e KAS, i cili pranoi kërkesën e PS-së që kandidatët në fletën e votimit të jenë me numra.
Sipas PD-së, Edi Rama kërkon të fshehë listën me emra të kandidatëve të Partisë Socialiste pasi ndihet i turpëruar.
“Çështja e dyte i përket vendosjes së emrave në fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve të tij, ndaj po përpiqet t’i fshehë ata. Ai nuk do që njerëzit të shohin se për kë po votojnë”, tha Kaso.
Kliko këtu për të shqyrtuar padinë e plotë të PD-së në Kolegj Zgjedhor.
Kaso tha se PD kërkon nga Kolegji Zgjedhor të japë një vendim sa më të shpejtë, pasi kërkesat e PS-së “janë mashtrime dhe nuk i shërbejnë aspak procesit për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”.
“Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill.”, tha Ivi Kaso.
Gjithashtu, Ivi Kaso tha se do të apelojnë edhe çështjen që lidhet me logon e “Bindjes Demokratike”, e cila sipas tij ngjason me atë të PD-së.
“Është shumë e qartë që ai po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Ligji është i qartë për çështjen e logos. Vendimi i sotëm është në shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetarët shqiptarë me këto lojëra të pista’, shtoi Kaso.
Lexoni gjithashtu:
Celibashi: Procesi i votimit elektronik i thjeshtë, nuk prisja kaq kundërshti për fletën
Ankimimet në KAS, Shella: Lajm i keq, fleta e votimit është infrastrukturë bazë e zgjedhjeve
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat