Kampionati Evropian i Basketbollit, ekipi kombëtar për femra përgatitje në Korçë
Ekipi kombëtar i basketbollit të femrave ka zgjedhur Korçën për të zhvilluar fazën përgatitore në prag të Kampionatit Europian të vendeve të vogla që do të zhvillohet pas pak ditësh në Prishtinë.
Trajneri i ekipit kombëtar Klaudjo Ndoja në përqindje të madhe përbërjen e ekipit e ka zgjedhur nga kampionati vendas ndërkohë që ka sjellë në skuadër edhe lojtare që luajnë jashtë vendit.
Kampionati shqiptar sipas Ndojës, është i përqendruar në tre ekipe, Partizani, Studenti dhe Flamurtari por sipas drejtuesit, federata në bashkëpunim me homologët italianë po bëjnë një punë të mirë në riorganizimin e ekipeve me një kujdes të shtuar të të gjitha ekipeve kombëtare.
Kapitenia e ekipit Ornela Lalaj tha se ardhja e basketbollisteve të huaja në kampionatin tonë i ka dhënë më shumë shtysë këtij kampionati.
Në Kampionatin Europian të vendeve të vogla marrin pjesë Qipro, Malta Kosova e Gjeorgjia që do të luajnë në grupin A. Dhe në grupin B Shqipëria Andora, Norvegjia dhe Armenia.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama