10% e adoleshentëve përdorin kanabis, ISHP: Konsumi dëmton trurin

13 Qershor 2024 | 18:56

1 në 10 adoleshentë, janë konsumatorë të kanabisit në Europë. Studimi i fundit i kryer nga ISHP, ka faktuar se edhe në Shqipëri është i njëjti trend i përdorimit të tij.

Një përqindje prej 8% e moshës 15 vjec, djem dhe 2% vajza e kësaj moshe kanë përdorur mariuanë ose kanabis në 30 ditët e fundit.

Për ekspertët këto shifra janë alarmante, pasi konsumi i mariuanës në mënyrë të rregullt në adoleshencë, pasohet nga një sërë dëmesh. Truri është i pari që preket.

Duke qenë se truri është në zhvillim deri në moshën 25 vjeç, dhe ne e dimë që substancat kanë ndikim në trurin tonë dhe për rrjedhojë dhe në  efekt psikoemocianale, konjiktive, ka nga ato fëmijë që mund të kenë disa faktorë, n.q.s. kanë histori familjare me probleme të shëndetit mendor, ndikimi i kanbisit i nxjerr në pah shumë më herët”,-tha Andia Meksi, specialiste e ISHP.

Efektet janë të shtrira pas në kohë. Ato nisin me problem të të nxënit  në adoleshencë dhe pasohen me vështirësi për të përfunduar studimet, apo mbajtjen e një vendi pune të qëndrueshëm si adult. Përballë kësaj situate, kërkohet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve të shoqërisë, për të mbajtur larg fëmijët nga droga.

Organizata botërore e shëndetësisë e konsideron alarmant konsumin e kanabisit në mesin e adoleshentëve në Europë. Vendi ynë renditet i  25-ti mes 44 shteteve  që janë marrë në studim për nivelin e konsumit të kanabisit tek 15-vjeçarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026