Këlliçi: Basha dhe Alibeaj në mënyrë kategorike nuk mund të jenë pjesë e PD

13 Qershor 2024 | 21:15

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha në një intervistë për Euroneëwe Albania se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë përgjegjës për krizën në Partinë Demokratike ndaj nuk mund të jenë pjesë e saj.

Sipas tij, vendimi i gjykatës për t’i kthyer logon dhe vulën PD është një lajm shumë i mirë për qytetarët, që do të kenë një opozitë të pavarur, edhe pse i vonuar me pa të drejtë.

“Është një e drejtë e mohuar për pothuajse 30 muaj dhe ka qenë fundi i një tentative për të lënë vendin pa opozitë. Ky është lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që kanë një opozitë të pavarur. Fakti që kemi 30 muaj që diskutojmë për këtë çështje ka zhvendosur vëmendjen nga çështje të keqqeverisjes. PD ka qenë dhe është një. PD s’e ka luksin të humbë asnjë anëtar të saj, por nëse më pyesni mua e përjashtoj në mënyrë kategorike dyshen Basha-Alibeaj, por do të jenë strukturat ato që do të vendosin”, tha Këlliçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026