Eurodeputet apo kryebashkiak i Himarës? Beleri: Nëse Apeli më jep pafajësi…

13 Qershor 2024 | 23:03

Kryetari i zgjedhur i Himarës , Fredi Beleri i cili është tashmë edhe deputet në Parlamentin Europian, ishte në një intervistë telefonike nga burgu për “Now me Erla Mëhillin” ku tha se nëse Apeli do e shpallë të pafajshëm ai do zgjedhë të jetë kryebashkiaku i Himarës, për të cilin populli e ka votuar.

Në mbledhjen e parë të eurodeputetëve me Mitsotakisin ai mori pjesë online me leje të posaçme. Beleri tha se ai ka besim te drejtësia dhe se nëse nuk do e gjejë në Shqipëri të drejtën e tij do e kërkojë atë në Strasburg.

“Të martën u bë mbledhja e parë dhe me leje mu dha mundësia të marr pjesë në mbledhje. Këtu personeli më sillet me profesionalizëm. Jam si gjithë të tjerët. Në mbledhje mora pjesë me leje.

Mitsotakis më përgëzoi për fitoren dhe më tha se ishte i kënaqur. Unë jam një nga  deputetët grekë dhe do kem të njëjtat politika me ta në Parlamentin Europian. Gjithashtu unë jam edhe shqiptar e do mundohem të bëj kontributin tim. Për mua Shqipëria nuk është Edi Rama,-tha Beleri.

I pyetur nëse do të zgjidhte të ishte eurodeputet apo kryebashkiak i Himarës, Beleri u përgjigj:

“Nëse dal i pafajshëm unë do zgjedh Bashkinë e Himarës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026