Konstituohet Komisioni anti-Korrupsion, maxhoranca i “shtrin dorën” opozitës
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për anti-korrupsionin zhvilloi këtë të premte mbledhjen e parë të konstituimit.
Komisioni i posaçëm u konstitua vetëm me votën e 8 anëtarëve të maxhorancës, duke qenë se opozita bojkotoi mbledhjen.
Kryetari Fatmir Xhafaj shpjegoi në fjalën e tij fushën e veprimit të këtij komisioni, impaktin te qytetarët dhe integrimin e vendit në BE, si dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes.
Xhafaj ftoi opozitën që në mbledhjet e ardhshme të bëhet pjesë e punimeve të komisionit.
“Ky komision do të synojë të adresojë çështje me rëndësi jetike që shkojnë përtej interesit të partive tona, i shërbejnë forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë. I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur këtij detyrimi të përbashkët. Kam bindjen se do të jetë një proces gjjthëpërfshirës”, deklaroi Xhafaj.
Më tej ai tha se procesi do duhet të ecë përpara, me përfshirjen e të gjithë aktorëve të mundshëm ashtu siç u veprua edhe me reformën në drejtësi.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e pranishme në mbledhje, është shprehur e keqardhur për mungesën e opozitës teksa theksoi se ky komision nuk ka asnjë ngarkesë politike apo interes partiak.
“Ka një mision të rëndësishëm kombëtar, me përgjegjësinë që Kuvendi i ka ngarkuar për kurorëzimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit, komisioni do ketë mbështetjen e plotë të Kuvendit dhe timin personal. Komisioni nuk ka asnjë ngarkesë politike apo interes partiak. Duke qenë se është komision gjithëpërfshirës shpreh keqardhjen që opozita nuk është prezentë”, tha Nikolla.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi më tej se në Bashkimin Europian nuk integrohet qeveria, por Shqipëria. Ajo iu bëri thirrje deputetëve të opozitës të japin kontributin e tyre.
“Vazhdimësia drejt integrimit do të kërkojë plotësimin e reformave. Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë për plotësimin e reformave, siç është reforma në drejtësi dhe reformën në administratën publike. Këto masa vijnë si manifestim dhe si besim i joni, se për këtë çështje duhet qasje kombëtare dhe gjithëpërfshirje. Në BE nuk integrohet qeveria, por shteti shqiptar. Dora jonë për deputetët e opozitës, mbetet e shtrirë”, tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut