Gjykata në Londër la në fuqi vendimin “non grata” për Berishën, reagon Lulzim Basha
Pasi Gjykata e Apelit në Londër la në fuqi shpalljen “non grata” të Sali Berishës në Britani, ish-kryeministri akuzoi Lulzim Bashën për sanksionimin e tij nga Britania e Madhe.
Ndërkohë Basha nga ana tjetër i është përgjigjur menjëherë këtyre akuzave duke deklaruar se pretendimet imagjinare nuk ndihmojnë opozitën, e cila nuk meriton të jetë peng i anktheve personale të Berishës.
Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan se Berisha dhe Rama janë në lojë me njëri tjetrin, duke dëmtuar interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Në vend që të sqarojë demokratët për pengimin që po i bën opozitës për interesa thellësisht personale, Berisha ngre pretendime imagjinare ndaj meje pas humbjes së gjyqit për heqjen e “Non gratës” nga Britania e Madhe.
Për çdo shqiptar sot është e qartë, dhe u faktua edhe me vendimin e paligjshëm për Partinë Demokratike, se Sali Berisha është në të njëjtin pazar me Edi Ramën, siç ishte me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.
Sali Berishës i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe familjes së tij; Edi Ramës pushteti për t’u mbrojtur nga i njëjti fat si paraardhësi i tij.
Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën, për të mbajtur status quo-në.
Rruga pa krye ku ka futur veten dhe demokratët është sot e vetmja arsye pse qeveria më e korruptuar në Europë qëndron në këmbë.
Pengimi i ndryshimit, pengimi i Reformës Zgjedhore, sulmet ndaj SPAK, amnistimi i të korruptuarve, pazari për vulën, janë prova të qarta të bashkëpunimit Rama-Berisha, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.
Shqiptarët nuk meritojnë një opozitë të mbyllur në ankthin e interesave personale të një individi, i cili sot i bën fresk qeverisë vetëm për hallin e tij.
Qeveria më e korruptuar në Europë meriton të ketë përballë alternativën që u ofron shqiptarëve ndryshim.
Loja hilacake mes Ramës dhe Berishës për të mbrojtur gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet ekonomia, politika dhe demokracia shqiptare, duhet dhe do të marrë fund.
Shqiptarët meritojnë më shumë!”,-shkruan Basha në postimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 19:25 Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 19:17 Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham
- 19:16 Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik
- 19:15 Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit
- 19:13 Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:11 Rubio: Asnjë vend nuk mund të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit