Shtohen problemet nga zjarri në Gjirokastër, kryebashkiaku: Duhet kujdes i shtuar

17 Qershor 2024 | 18:29

Moti i nxehtë i verës ka shkaktuar disa zjarre problematika në Gjirokastër duke bërë që edhe kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi të reagojë për situatën e krijuar.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Golemi ka kërkuar nga banorët të mos luajnë me zjarrin.

“Kemi hyrë në një periudhë me temperatura të larta. Lutja e thirrja ime shkon për të gjithë, sidomos banorët në zonat rurale, të mos luajnë me zjarrin”, shprehet kryetari i Bashkisë Gjirokastër. Sipas tij “nevojitet kujdes maksimal për të evituar çdo rrezik të mundshëm, të mbrojmë jetën dhe pronën”.

Mesditën e sotme në fshatin Erind, Lunxhëri u regjistrua sërish një zjarr problematik në kullota, i cili kërcënoi jetën dhe pronën e qytetarëve. Shërbimi Zjarrfikës apelon për parandalimin e zjarreve të verës dhe evitimin e dëmeve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026