UEFA gjobit FSHF me mbi 37 mijë € për incidentet e shkaktuara nga tifozët

18 Qershor 2024 | 20:44

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.

Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.

Federata e Futbollit u bëri apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Gjithashtu, FSHF lajmëroi tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

  1. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
  2. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
  3. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
  4. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
  5. Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026