Raporti i hendekut gjinor 2024| Shqipëria renditet e 23-ta në botë. Humbet 6 vende
Shqipëria ka rënë 6 vende në raportin e indeksit të hendekut gjinor të vitit 2024, duke treguar përkeqësim të disa indikatorëve.
Nga vendi i 18-të që renditej në vitin 2023, këtë vit vendi ynë renditet i 23-ti në rang global.
Vendi ynë ka pësuar një përkeqësim të thellë sa i përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi i 33-të gjatë një viti më parë dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28-të në 2023 në vendin e 30-të.
Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga vendi i 18-të një vit më parë.
Pavarësisht përkeqësimit, Shqipëria qëndron sërisht mbi vendet e rajonit, ndërsa në nivel europian Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria.
Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 15-in vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda.
Europa renditet e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor. Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Europës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 10:44 U padit për shpifje, gjykata vendos në favor të aktores Rebel Wilson. Shpallet e pafajshme
- 10:41 A do të zëvendësohet puna njerëzore nga inteligjenca artificiale? Ja rolet që preken më shumë
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar