Vizita e parë në 2 dekada, Pheniani zbulon çfarë u diskutua mes Putin e Kim Jong Un

19 Qershor 2024 | 07:07

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve të tyre, gjatë një takimi në ditën e parë të vizitës së Putinit në Phenian të mërkurën, thuhet në një njoftim të medias shtetërore të Koresë së Veriut.

Kim Jong Un e priti Putinin në aeroportin e Phenianit, duke i shtrënguar dorën, duke u përqafuar dhe duke biseduar me të pranë avionit të udhëheqësit rus. Më pas, ata hipën në të njëjtën makinë dhe shkuan së bashku në hotelin, ku do të qëndrojë udhëheqësi rus.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet, gjatë të cilës ai është zotuar të thellojë lidhjet tregtare dhe ushtarake me shtetin e izoluar, që ka armë bërthamore dhe ta mbështesë atë kundër Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut “KCNA”, takimi mes dy udhëheqësve është shenjë e një miqësie dhe uniteti të “pamposhtur dhe të qëndrueshëm” mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Marrëdhëniet mes Koresës së Veriut dhe Rusisë po “shndërrohen në një kështjellë të fortë strategjike për mbrojtjen e drejtësisë, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe në një motor për përshpejtimin e ndërtimit të një bote të re shumëpolare”, tha agjencia e lajmeve “KCNA”.

Zyrtarët në Uashington dhe Seul thonë se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me armë për ta ndihmuar luftën e saj në Ukrainë.

Moska dhe Pheniani kanë mohuar transferimin e armëve, por janë zotuar të rrisin lidhjet ushtarake, që mund të përfshirë mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut herët të mërkurën, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, disa orë pasi ai tha se të dy vendet duan të bashkëpunojnë ngushtë për të tejkaluar sanksionet e vendeve perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Presidentit rus Putin, para udhëtimit të tij të parë në Korenë e Veriut në 24 vjet, tha se ai e vlerësonte mbështetjen e Phenianit për operacionet e Moskës në Ukrainë. Kremlini nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mauritiusi ndalon hyrjen e udhëtarëve nga tre vende afrikane për shkak të Ebola-s

Qeveria e Mauritiusit ka njoftuar vendosjen e një ndalimi të përkohshëm hyrjeje për shtetasit e huaj që kanë udhëtuar, kanë kaluar tranzit ose kanë qëndruar...
15:38 | 06/06/2026

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka humbur pjesën më të madhe të kapacitetit të tij për prodhimin e raketave dhe dronëve, duke...
14:17 | 06/06/2026

Kim Jong Un merr pjesë në provën e navigimit të shkatërruesit Kang Kon

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në një provë navigimi të shkatërruesit detar Kang Kon dhe bëri thirrje për forcimin e...
12:10 | 06/06/2026