Flini me çorape dhe në verë? Ja problemi që keni sipas fizioterapistit
Pozicionet se si ne flemë gjumë na ndikojnë drejtpërdrejt në probleme të ndryshme shëndetësore gjatë përditshmërisë sonë. Sidomos ata qe flenë përmbys duhet të jenë edhe më të kujdesshëm sepse mund të kenë shqetësime.
Altin Erindi fizioterapist tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mënyra se si flemë kushtëzon pashmangshmërisht cilësinë e jetës, duke qenë se në gjumë kalojmë 1/3 e kohës.
Ai tregoi se njerëzit që priren të flenë me çorape, madje edhe në verë kanë probleme me mesin, shenja të cila shfaqen zakonisht pas moshës 20-vjeçare.
“Përdorimi i çorapeve të ngrohta tregon se mund të kemi probleme me mesin. Janë disa njerëz që kanë ftohtë edhe në verë, ndaj mbajnë çorape. Ata kanë probleme me mesin, kjo pasi çrregullimet e qarkullimit të gjakut vijnë si pasojë e çrregullimit të fijeve nervore te pjesa e mesit. Këta njerëz kanë zakonisht dhimbje mesi gjatë ditës, por jo të forta. Pas moshë 25 vjeç fillojnë të shfaqen shenjat”, tha fizioterapisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë