Kujdes kur flini përmbys, fizioterapisti: Ja sëmundjet që rrezikoni
Pozicionet se si ne flemë gjumë na ndikojnë drejtpërdrejt në probleme të ndryshme shëndetësore gjatë përditshmërisë sonë.
Sidomos ata qe flenë përmbys duhet të jenë edhe më të kujdesshëm sepse mund të kenë shqetësime.
Altin Erindi fizioterapist tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se njerëzit që flenë përmbys kanë probleme me stomakun, shtyllën kurrizore dhe qafën.
“Në gjumë kalojmë 1/3 e jetës dhe është e nevojshme për çlodhjen e sistemit nervor për t’u përgatitur për pjesën tjetër të ditës, pozicioni më i mirë i gjumit është ai fetal, me këmbë dhe duar të mbledhura në njërën anë. Ne anën e zemrës japim presion në zonën e brinjëve, të dyja anët janë të preferuara në pozicionin fetal, nuk ka ndikim real të frymëmarrje ana nga flemë.
Artikulacionet kanë fiziologjinë e tyre dhe pozicionimet përmbys e vëmë në presion shtyllën kurrizore dhe jastekët ortopedikë i japin mundësi që të qëndrojnë në formën e S ashtu siç duhet të qëndrojnë. Qëndrimi përmbys shkakton çrregulime. Pjesa e qafës është më e ndikuara, ndodh që shtylla kurrizore krijon problematika që i ndiejmë gjatë ditës. Stomaku është nën presion të lartë dhe kemi riks më të madh që të kemi çrregulime të tretjes së ushqimeve, kjo ndihet më shumë me moshën. Është më e vështirë që të tretet ushqimi kur flemë përmbys”, tha fizioterapisti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nutricionisti: Mungesa e gjumit ju shkurton 12 vite jetë
- Ju hapet goja shpesh? Mjeku tregon se nuk lidhet me mungesën e gjumit
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta