“Mediums” në Shqipëri. Festivali i teatrit bashkëkohor, për herë të parë në Tiranë
Festivali i teatrit bashkëkohor i titulluar “Mediums” nga aktorja Ema Andrea vjen për herë të parë në Tiranë.
Kjo ngjarje kulturore që mbledh artiste trupa teatrore, synon të kthehet në një iniciativë vjetore, duke vendosur Tiranën dhe Shqipërinë çdo vit në dinamikat e artit bashkëkohor.
Vetë aktorja në një intervistë për Euronews Albania theksoi se ky festival do të ketë shfaqje nga Greqia, Italia, Turqia e Sarajeva.
“Po ndodh për herë të parë që të zhvillohet një festival i teatrit bashkohor. Është për herë të parë në kryeqytet. Uroj që të jetë një festival jetëgjatë. Do të ketë shfaqje nga vende të ndryshme, si Shqipëri, Sarajevë, Greqi, Itali Turqi. Trupa turke vjen me një shfaqje interesante e cila na lidh shumë fortë”,-tha Ema Andrea.
Mes tjerash ajo tregoi se cili është qëllimi i këtij festivali që do të mbahet për qytetarët e vendit tonë.
“Synimi është që të rritemi me sa më pak frustrime për kohën që jetojmë. Të pranojmë dhe të duam gabimet dhe të mirat që kemi si pjesë e botës”, -tha aktorja.
‘Të prezantoj Shqipërinë’ nga Klaus Martini, është shfaqja e parë e Mediums. Kjo shfaqeje tregon takimin mes një djali njëzet vjeçar i emigrantëve shqiptarë dhe ‘The Dream of a Thing’ nga Pier Paolo Pasolini, një korrespondencë imagjinare që e çon atë të tregojë historinë e migrimit të prindërve të tij, legjendat të përcjella nga gjyshërit, vallet dhe ceremonitë që i japin ritëm jetës së botës fshatare.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve