Kampionati Europian i Notit, Shqipëria thyen rekordin e vitit 2009
Paraqitjet në kampionatin evropian të notit vijojnë të jenë pozitive për kombëtaren shqiptare, e cila mbylli ditën e katërt në Beograd.
Këtë herë ishte radha e stafetës, aty ku djemtë kuqezi zhvilluan paraqitje pozitive, duke vendosur një tjetër rekord komëbtar. Konkretisht katërshja Lavdaniti, Priska, Koxhaku e Qarri ishin ata të cilët morën pjesë në garën 4 x 100m stili i lirë.
Shqipëria u rendit e 8-ta por vendosi një rekod të ri kombëtar duke thyer atë të 2009-ën, asokohe në lojërat mesdhetare të zhvilluara në Itali, ku ishte koha 3.40.93, ndërsa në Beograd u përmirësua me 3 sekonda, konkretisht 3.37.80.
Zhulian Lavdaniti po ashtu mori pjesë në garën 50m shpinë, ku vendosir kohën 27.17, koha me e mirë në aspektin personal. Më herët, në ditën e 3-të të europianit ishte radha e Kaltra Meçës, e cila synon dhe lojërat olimpike të Parisit që bëri një përmriësim prej 5 sekondash ne 200m stili i lirë.
E njëjta gjë dhe nga Xhemollari e Koxhaku, me këtë të fundit që vendosi 2 rekorde të reja kombëtare për të rinj e të rritur. Për 15 vite me radhë rekordi nuk ishte thyer që prej 2009-ës i vendosur në botëror nga Endi Babi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura