Lëvizjet e deputetëve demokratë, Alibeaj largohet nga grupi i PD, Çollaku: Qëndroj!
Vendimi për vulën dhe siglën e Partisë Demokratike ka prodhuar një seri lëvizjesh brenda atij grupi që mbështet Lulzim Bashën dhe që tashmë quhet “demokratët euroatlantik”.
Disa deputetë kanë deklaruar bashkimin me grupin e Berishës, disa kanë qëndruar në heshtje, por edhe të tjerë kanë shpallur distancimin me Berishën dhe rrjedhimisht edhe me grupin parlamentar demokrat.
Në grupin e fundit, i pari që doli publikisht me një qëndrim, ishte Enkelejd Alibeaj i cili në një postim në rrjetet sociale deklaroi se distancohet nga grupi që drejton Berisha, por mbetet demokrat në qasjen e tij.
“Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u përpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha”, tha Alibeaj.
Por deputeti tjetër demokrat, Kreshnik Çollaku është me një tjetër këndvështrim të situatës. Teksa thekson se do të mbetet deputet i PD, Çollaku shton se për të pretenduar ardhjen në pushtet kjo parti duhet të shndërrohet në një formacion që pranon edhe mendimin kundër.
Përpara vendimit të gjykatës së Apelit, Basha gëzonte mbështetjen e 10 deputetëve të PD, dhe tashmë mbetet për t’u parë se sa do të jetë numri I atyre që do e mbështesin atë deri në fund.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve