Tifozët serbë me slogane kundër Kosovës, teksa Serbia kërcënon me tërheqje nga Euro

20 Qershor 2024 | 21:59

Një grup i tifozëve serbë brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë” në qendër të Munihut, ku ishin mbledhur para ndeshjes së ekipit të tyre kombëtar kundër Sllovenisë të enjten. Serbia, ndërkohë, kërcënoi se mund të tërhiqet nga Euro 2024 për shkak të thirrjeve kundër serbëve.

Tifozët i vazhduan të enjten gjestet politike në lidhje me Ballkanin në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.

Të enjten sheshi Marienplatz ishte i mbushur me tifozë nga Serbia dhe Sllovenia, të dyja ish-shtete jugosllave.

Marrëdhëniet e tensionuara politike mes Serbisë dhe Kosovës u pasqyruan nga banerë, brohoritje dhe gjeste të urrejtjes gjatë turneut në Gjermani, duke nxitur palët të bëjnë ankesa në organin qeverisës së futbollit evropian, UEFA.

Serbia ka kërcënuar me tërheqje nga Euro 2024 për shkak të brohoritjeve kundër serbëve gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë të mërkurën.

Gjatë asaj ndeshjes të Grupit B, që mbaroi 2:2, u dëgjuan thirrje për vrasjen e serbëve.

Jovan Surbatoviq, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, tha se ka bërë ankesë zyrtare në UEFA, duke thënë se tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë brohoritën “vrisni, vrisni, vrisni serbët” gjatë ndeshjes mes tyre në Hamburg.

Të mërkurën, UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 10.000 eurosh, për shkak të “transmetimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive” gjatë ndeshjes të dielën.

Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb, i cili përfshinte Kosovën brenda kufijve të saj.

Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Beogradi refuzon ta pranojë atë, shkruan REL.

Federata e Futbollit e Kosovës bëri ankesë në UEFA kundër banerëve të tifozëve serbë, për të cilët tha se përmbanin “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste”.

Po ashtu të mërkurën, UEFA ia hoqi akreditimin një gazetari kosovar për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë në Gelsenkirchen të dielën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026