Efekti i të nxehtit në shëndet, Kardiologu: Shkakton trombozë dhe tension
Kardiologu Indrit Temali i ftuar në Good Morning Albanians tha se moti i nxehtë ka efekte të drejtpërdrejta me shëndetin. Mjeku shtoi se i nxehti ndikon në problemet me zemrën për shkak të zgjerimit që bëjnë enët e gjakut. Efekte të tjera anësore janë tensioni dhe tromboza tha mjeku.
“Enët e gjakut duke tentuar që të ulin nxehtësinë, zgjerohen që të shkëmbejnë sa më shumë nxehtësinë dhe kjo bën të ulet tensioni, ndonjëherë çon dhe në të fikët. Gjithashtu është parë që ka një rritje të problemeve inflamatore brenda enëve të gjakut që kalon në trombozë dhe e natyrshme është që dehidrohesh dhe bëhesh më trombotike, pra priresh më shumë për trombozë” tha mjeku.
Ai tha se ka disa shenja që bëjnë të dukshme goditjen e diellit. Këto shenja tha ai duhet të merren seriozisht sepse mund të jenë dhe fatale.
“Duhet kuptuar shenjat e dehidrimit si etje, por dhe shenjat e goditjes nga dielli. Zemra rreh gjithmonë e më shpejt pastaj dhe shenjat neurologjike si dhimbje koke je i turbullt. Këto janë shenja që trupi nuk përballon goditjen nga dielli që ndonjëherë është fatale kështu që në radhë të parë duhet larguar nga dielli hidratimi” tha mjeku.
LEXO GJITHAHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 07:44 Për herë të parë në Holandë, një fëmije nën moshën 12 vjeç i nënshtrohet eutanazisë. Nisin hetimet
- 07:36 Ministri kenian urdhëron ndalimin e ndërtimit të qendrës amerikane të karantinimit për Ebolën
- 07:31 Presidenti iranian: Programi raketor nuk është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në
- 07:27 Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar
- 07:15 Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste