“Do t’i marrim 3 pikë Spanjës”, Hoxha: E harruam Kroacinë, synojmë kualifikimin

21 Qershor 2024 | 19:04

Mbrëmjen e së hënës, Shqipëria zhvillon ndeshjen e fundit në grupin e Euro 2024, ndërsa është dhe më decisivja në këtë rrugëtim. Kuqezinjtë përballen me Spanjën, e cila kryeson me 6 pikë, ndërsa lojtarët besojnë tek suksesi.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, sulmuesi Arbër Hoxha pohoi se ndeshje me Kroacinë ka mbetur pas, ndërsa sytë janë drejt Spanjës.

“Jam i lumtur që jam me kombëtaren dhe në Euro 2024. Ndeshjen e dytë bëmë më mirë se të parën, shënuam gol, pësuam 2 dhe nuk u ndalëm. E harruam Kroacinë, do synojmë fitoren me Spanjën”,-tha Arbër Hoxha, sulmues i kombëtares shqiptare.

Të besuarit e Sylvinhos e kanë të qartë mënyrën se si do të luajnë ndaj ‘la furia roha’

 “Duhet të qasemi 100% në ndeshje, të japim maksimumin. Spanja dëshiro ntë posedojë topin të qarkullojë, ne do të provojmë kundërsulmet”,-tha Arbër Hoxha, sulmues i kombëtares shqiptare.

Më tej, Hoxha ka folur dhe për të ardhmen.

“Gjatë kësaj periudhe nuk e kam menduar të ardhmen, jam i fokusuar atje dhe kombëtare”,-tha Arbër Hoxha, sulmues i kombëtares shqiptare.

Shqipëria ka vijuar stërvitjen këtë të premte, ndërsa bëhet gati për ndeshjen ndaj Spanjës, e cila do t’i japë fund fazës së grupeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026