“Shqipëria mund të fitojë me Spanjën!” E parashikon De Biasi…

21 Qershor 2024 | 18:04

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se lojtarët e kombëtares duhet të ndihen shumë krenarë për paraqitjen e tyre në Kampionatin Europian 2024.

I pyetur nga moderatori Ilir Kazaferi se si mund të shkojë përballja e Shqipërisë me Spanjën, De Biasi tha se ekziston mundësia e një fitoreje.

“Lojtarët mund të jenë pak të zhgënjyer nga dy ndeshjet, sepse arritën vetëm 1 pikë. Besoj se paksa trishtim mbetet, por duhet të jenë krenarë. Meqenëse Spanja është kualifikuar mund të tregohet pak më pak e vendosur në rezultatin kundër Shqipërisë.

Nëse Shqipëria bën një lojë inteligjente edhe mund të fitojë ndaj Spanjës. E di që mund të duket një marrëzi ko që sapo thash, por kjo mund të jetë një fitore që të na çojë në raundin e dytë”,-tha De Biasi.

Kujtojmë se Shqipëria do të përballet me Spanjën të hënën më 24 qershor në Dyseldorf të Gjermanisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026