EMRI| Aksident i rëndë në Durrës| Humb jetën 16-vjeçari, plagoset i riu

22 Qershor 2024 | 19:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Gjirit të Lalzit në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar, Alban Hasrama, i cili ishte pasagjer.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, që drejtoheshin nga një 20-vjeçar (brenda të cilit ishte edhe viktima 16-vjeç) dhe një 25-vjeçar.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026