“Ne i themi Damllaja”-Mjekja: Prek kryesisht njerëzit që punojnë në orët e drekës

22 Qershor 2024 | 22:04

Mjekja Aurora Dollenberg në një lidhje nga Gjermania për emisionin “Review” në Euronews Albania, apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj ekspozimit në temperatura të nxehta.

Dollenberg tha se disa nga problematikat kryesore që shkakton i nxehti është ulja e tensionit që çon deri në gjendje të fikëti dhe ajo që në gjuhën popullore quhet Damllaja dhe që shkaktohet kryesisht sipas saj, nga puna në temperatura të larta.

Sipas saj, shqiptarët e kanë pak zakon që të punojnë në drekë në temperatura të larta dhe të nxehtë ekstrem.

“Në Gjermani kemi temperaturë 22 gradë. Patjetër që në diell rritet rreziku edhe këtu në Gjermani për moshat mbi 65-vjeç dhe fëmijët. Një nga urgjencat më të shpeshta që na shkakton temperatura e lartë, është ulja e tensionit deri në kolaps. Pra rënia e të fiktit qysh e njohim.

Pacientët që kanë tension të ulët, pacientët përshembull që kanë tension të ulët, për shkak të çrregullimeve hormonale. Ka edhe nga ata pacientë shqiptarë që kanë qejf të punojnë në ato temperaturat e larta të drekës.

Ne në gjuhën popullore e quajmë Damllaja, nga ana mjekësore quhet shoku hipertermik. Kjo na ndodh rrallë për fat të mirë këtu në Gjermani, por në Shqipëri është pak traditë që nuk respektohet ai pushimi i drekës. Duke punuar në të nxehtë, temperatura e trupit është aq e lartë saqë trupi nuk arrin dot të aktivizojë mekanizmat e ftohjes”, tha Dollenberg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026