Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Jam e neveritur, janë jashtë sistemit

25 Qershor 2024 | 16:55

Të gjithë personat e përfshirë në skandalin te Onkologjiku janë shkarkuar. Në një deklaratë për mediat, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu tha se personat e implikuar në shitjen e jashtëligjshme të ilaçeve të kimioterapisë nuk përfaqësojnë bluzat e bardha, ndërsa shtoi se individë të tillë nuk mund të jenë më pjesë e sistemit të shëndetësisë.

“Kur flasim për punonjësit e shëndetësisë, që mision të tyre kanë ndihmën shëndetësore të njerëzve, humanizmin. Është një ngjarje e paprecedentë,  jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative. Të jetë e qartë që këta lloj njerëzish nuk mund të ndosin bluzat e bardha, këta persona nuk mund të përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë. Këta persona nuk kanë vende në sistemin shëndetësor publik”,-tha ministrja Albana Koçiu.

Kujtojmë se ishte një hetim i prokurorisë së Tiranës që ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)

Halil Gashi

Florian Marku

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026