“Kurti do ia thotë në sy Vuçiçit për Banjskën”, deputeti: Çfarë do ndodh në Bruksel
Deputeti i Vetëvendosjes në Kosovë, Adnan Rustemi ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se takimi në Bruksel i dy kryeministrave Kurti dhe Vuçiç është një mundësi e mirë për ti thënë në sy presidentit serb ndikimin negativ që qeveria e tij ka sjellë në ngjarjen e Banjskës.
Sipas deputetit ngjarja e Banjskës, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës Afrim Bonjaku, por edhe ngjarjet pasuese të saj, konfirmuan se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“24 shtatori ka konfirmuar se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, nuk është e interesuar për dialog e as për marrëveshje. Përkundrazi është e interesuar për destabilizim dhe konflikt, por mendoj se Kosova nuk duhet ta dëmtojë pozicionin e saj në një kohë kur të gjithë palët e argumentet janë në anën e saj. Tavolina në Bruksel është një mundësi e mirë për t’ia thënë në sy Aleksandër Vuçiçit dhe ndërmjetësuesve të BE-së rolin negativ që ka pasur Serbia në aktin e agresionit në 24 shtator”,-tha Rustemi.
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigursië për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë