Incidentet nga tifozët në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, UEFA gjobit FSHF me 86.500 euro
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka gjobitur për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.
“Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës”, bëri me dije FSHF.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.
Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5