Vangjush Dako pas seancës në GJKKO: Kërkova gjykim të shkurtuar, s’ka fakte

27 Qershor 2024 | 15:35

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ishte këtë të enjte në seancën e radhës të mbajtur në GJKKO. Pas përfundimit të seancës Dako tha se ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

“S’ka më fakte, kështu që kërkuam gjykim të shkurtuar”,-tha ai ndërsa largohej.

Kujtojmë se Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku, për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026