Pikëpyetjet e censit, drejtoresha e INSTAT: Të dhënat u nxorën shpejt, asnjë gabim
Të dhënat zyrtare të censit të publikuara sot treguan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur në 2,4 mln banorë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është rritur në 42 vjeç.
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha në emisionin Review në Euronews Albania se të dhënat e censit janë publikuar brenda një kohe shumë të shkurtër në sajë të një pune intensive dhe profesionale.
Ajo u shpreh se askush nuk duhet të ketë dyshime për të dhënat e nxjerra nga INSTAT pasi procesi i censit është zhvilluar në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.
“Duhet të besoni në një proces ku janë ndjekur rekomandime ndërkombëtare, janë 100 ekspertë që punojmë për rekomandimet e censeve. Duke ndjekur metodologjinë e BE, patjetër që të gjithë jashtë INSTAT duhet të besojnë informacionin që INSTAT paraqet, është një institucion serioz dhe i pavarur. E kemi publikuar rezultatin e saktë brenda një kohe të shkurtër, pasi ishte një cens që mungonte prej 12 vjetësh, këto janë rezultatet finale. Morëm përsipër një barrë shumë të konsiderueshme për të punuar intensivisht për një kohë kaq të shkurtër”, tha Dhuli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania