Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari Ismail Kadare
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne. Shkrimtari i madh i letërsisë shqipe Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, botuesi i tij, Bujar Hudhri.
Mësohet se shkrimtari i madh ka pësuar arrest-kardiorespirator ndërsa qendronte në shtëpi.
Shkrimtari i madh është nominuar disa herë për çmimin Nobel, e shpesh emri i tij është lakuar si fitues i mundshëm. Ai ka kontribut të veçantë në letërsinë shqipe dhe është shkrimtari shqiptar më i përkthyer në vende të ndryshme. Vepra e tij mund të lexohet në 45 gjuhë të ndryshme.
Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) ishte një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Ismail Kadare ishte laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize” ku emri i tij ishte rreshtuar krahas shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj.
Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”.
Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.
“Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare – shkruhet në motivimin e çmimit – nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore”.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet