Venko Filipçe zgjidhet kryetar i Lidhjes Social-Demokrate në Maqedoninë e Veriut

1 Korrik 2024 | 11:19

Venko Filipçe u zgjodh kryetar i Lidhjes Social Demokrate të opozitës në Maqedoninë e Veriut. Ai do ta drejtojë partinë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, por me gjasa për ta rifituar postin në kongresin që do të organizohet në pranverë. Zoti Filipçe aktualisht është deputet; ka qenë dhe ministër i Shëndetësisë, ndërsa është mjek neurokirurg me profesion. Ai njihet për afërsinë me ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe për këtë shkak, një pjesë e delegatëve dhe analistëve parashikonin fitoren e tij brenda partisë.

Nga 23 mjë delegatët e LSDM-së, 54 përqind kanë dalë në votimet e së dielës. Zoti Filipçe mori pak mbi 9 mijë vota; rivali i tij Jovan Despotovski 2700 vota, ndërsa kandidati tjetër Aleksandar Bajdevski mori rreth 900 vota. Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska u tërhoq të shtunën nga gara.

Venko Filipçe ishte ministër nga fundi i vitit 2017 deri në janar të vitit 2022 kur dha dorëheqjen. Ai premton se do të jetë një drejtues politik, i cili bashkon e nuk bën ndasi, teksa thotë se politikat e VMRO-DPMNE-së në pushtet do të jenë preokupimi i tij kryesor dhe LSDM-ja të jetë një opozitë e fuqishme.

“Nuk kemi kohë për të festuar. Vijon një periudhë e riorganizmit dhe reformave, sipas premtimeve të mia programore për çka jam i sigurt se LSDM-ja do të dalë fitimtare. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por unë nuk di një mënyrë tjetër për ta kthyer besimin e anëtarësisë, përveç ndryshimeve të vërteta në themel”, u shpreh drejtuesi i ri socialdemokrat shkruan VOA.

Ai tha më tej se partia do të jetë e hapur, moderne dhe e gatshme për sfidat që pasojnë. “Do t’i kundërvihem fuqimisht atyre të cilët duan ta dobësojnë partinë në llogari të interesave të tyre personale”, theksoi zoti Filipçe, duke premtuar se do ta kthejë dinjitetin e partisë dhe duke porositur ata që shpresojnë për një të ardhme të keqe të saj, “se do të zhgënjehen thellë”.

Por, rivali i tij kryesor, Jovan Despotovski e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve të brendshme, sepse “mbi 10 mijë anëtarë kanë ngelur jashtë procesit zgjedhor, apo nuk janë lejuar të votojnë”, sipas tij. Ndonëse e uroi zotin Filipçe, ai iu shpreh se “me 9 mijë vota nuk bëhesh lider”.

Lidhja Social Demokrate pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit. Ajo ka vetëm 18 ligjvënës në parlamentin prej 120 vendeve. Ish-drejtuesi, Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje të parevokueshme pas humbjes së partisë në zgjedhjet e fundit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026