“I kemi një borxh Kadaresë”|Mustafaj: Fat që i shpëtoi komunizmit, la pasuri letrare
Shkrimtari i madh Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në banesën e tij në Tiranë.
Shkrimtari Besnik Mustafaj në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, tha se letërsia e shkrimtarit mbetet e pavdekshme, ku veprat e tij u përkthyen në 45 gjuhë të botës.
Mes tjerash u shpreh se dhe me ekzistencën e tij në Tiranë, Kadare i jepte një gjë tjetër jetës letrare dhe shpirtërore të vendin tonë.
“Kadare arriti të zbulonte te shqipja pasuri të jashtëzakonshme të shprehnin dramën universale të subjektit shqiptar. Letërsia e Kadaresë është dhimbje. Pas një periudhe shumë intensive sulmi që bëri regjimi i Enver Hoxhës, Ismail Kadare me veprat e tij zgjoi thellësitë e vjetra të gjuhës shqipe. Unë besoj se gjuha shqipe do i ketë përjetë një borxh Ismail Kadaresë”, tha ai.
Mustafaj tregoi mes tjerash si ishte pikërisht Ismail Kadare, motiv që ai të nisë e të shkrujë veprat e tij.
Shkrimtari tha se është i rëndësishëm fakti që Ismail Kadare arriti t’i mbijetonte regjimit komunist, dhe Shqipëria do të kishte një pasuri kaq të madhe letërsia shqipe.
Në një karrierë letrare që zgjati gjysmë shekulli, Kadare shkroi një sërë librash, duke përfshirë romane dhe përmbledhje me poezi, tregime të shkurtra dhe ese. Ai fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1970 kur romani i tij i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, u përkthye në frëngjisht.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë