Krerët e shteteve nga Shqipëria dhe Kosova nderojnë Kadarenë, Rama e Kurti homazhe
Shqiptarët i japin sot lamtumirën e fundit shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut.
Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, ku krerët e shteteve nga Shqipëria dhe Kosova ndodhen në Tiranë për të përcjellë me nderime të larta shkrimtarin në banesën e fundit.
Në ceremoni ishin të pranishëm dhe ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu, kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, një delegacion me 40 deputetë nga Kuvendi i Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Më pas homazhe u kryen dhe nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritarë dhe deputetë socialistë.
Homazhe pati dhe nga deputetët e Partisë Demokratike, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe personalitetet të tjerë nga bota e artit dhe kulturës nga e gjithë bota shqiptare.
Ndiqni homazhet në nderim të Ismail Kadaresë:
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve