Dita e Pavarësisë së ShBA , amerikanët zgjedhin Shqipërinë për ta festuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë më 4 korrik Ditën e Pavarësisë. 248-vjetori i shpalljes së pavarësisë së SHBA-së u festua dhe në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”.
Nënë shoqërinë e muzikës dhe një grup motoristësh që dhuruan spektakël në shesh, qytetarët shijuan atmosferën e kësaj dite dhe në vendin tonë.
Të pranishëm ishin dhe shumë turistët e huaj nga Amerika të cilët shprehen të lumtur që pavarësinë e shtetit të tyre po e festojnë Shqipëri.
“Quhem Kevin dhe jam këtu për pushime në qytetin e bukur të Tiranës. Sot është një ditë e madhe për Amerikën dhe unë e festoj gjithmonë atje. Është një eksperiencë e re këtu në Shqipëri, dhe është vërtet një përvojë shumë e mirë për mua”, tha një djalë nga Amerika.
“Unë jam me pushime me miqtë e mi këtu. Shqipëria për mua është qytet i bukur. Unë e dua shumë, njerëzit janë të mirë. Shqipëria e feston shumë festën e Pavarësisë. Më mirë këtu sesa në SHBA”, tha një turist
Një tjetër turiste shprehet se në Shqipëri atmosfera është ndryshe dhe njerëzit janë shumë miqësorë.
“Unë kam qenë në Amerikë për Ditën e Pavarësisë shumë vite. Ndaj është bukur ta festosh në Shqipëri në Shqipëri. Shqipëria duket një vend i bukur. Njerëzit kanë energji pozitive. Ata janë vërtet miqësorë. Ne na pëlqen shumë Shqipëria, është vend shumë I bukur”, shprehet ajo.
Dita e Pavarësisë së SHBA, festohet çdo vit në Tiranë, por jo vetëm pasi kjo ditë festohet dhe nga shumë vende të tjera të botës.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve