Euro 2024, Zvicra përballet me Anglinë në çerekfinale, luhet dhe Holandë-Turqi

6 Korrik 2024 | 13:34

Euro 2024 po shkon dalëngadalë drejt fundit, ndërsa jemi në pikën më kulminante të kompeticionit, aty ku këtë të shtunë luhen dy çerekfinalet e radhës. Anglia përballet me Zvicrën, ndërsa Turqia me Holandën, ndërsa në dispozicion janë dy bileta për fazën pasardhëse.

Helvetët e udhëhequr nga mesfushori Granit Xhaka apo dhe emra si Ndoye, Shaqiri e Embolo do të provojnë të surprizojë 3 luanët, të cilët deri më tani nuk e kanë fituar asnjëherë këtë kompeticion.

Britanikët janë favoritë të padiskutueshëm, ndërsa në të shkuarën kanë fituar plot 22 duele, nga 31 të luajtura, me 3 triumfe helvete dhe 6 barazime. Përballja e fundit është ajo e vitit 2022, e mbyllur në shifrat 2-1 në favor të Anglisë.

Në mbrëmje do të konfirmohet dhe skuadra e fundit gjysmëfinaliste, aty ku Holanda sfidohet nga Turqia. Këta të fundit janë surpriza e këtij edicioni, por testi i radhës është tejet i vështirë. Në 5 duelet e fundit mes tyre, secila ka nga 2 fitore, me një përballje e mbyllur në barazim. Ndeshja e fundit është mbyllur nga tulipanët në një fitore të thellë 6-1 me Depay që realizonte një tripletë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026