Aksidentohet makina e policisë në aksin Maliq-Pogradec, plagoset oficeri i policisë
Një makinë policie është aksidentuar sot në afërsi të fshatit Çërravë, në aksin rrugor Maliq-Pogradec, si pasojë është aksidentuar punonjësi i policië në detyrë, shtetasi M. K.
Sipas raportimeve nga policia, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë,ka kryer një manovër të gabuar, duke i prerë rrugën automjetit të policisë.
Si pasojë e aksidentit, oficeri i policisë rrugore është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se gjendja e tij nuk është kritike dhe nuk ka probleme për jetën.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Volkswagen” në komisariatin e Pogradecit, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit