Evakuohet studentja shqiptare që jetonte në Wuhan të Kinës

1 Shkurt 2020 | 11:39

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në bashkëpunim edhe me ambasadat shqiptare në Pekin dhe në Ankara ka bërë të mundur evakuimin e një studenteje shqiptare, e cila ndodhej e izoluar brenda kampit universitar në Wuhan të Kinës, zonë kjo e njohur tashmë si epiqendra e Corona virusit të ri.

Evakuimi i studentes shqiptare është bërë së bashku me disa shtetas turq, të cilët jetonin në Kinë. Pas procedurave të kryera në Kinë, turqit dhe studentja shqiptare do të udhëtojnë sot drejt aeroportit të Ankarasë, ndërsa më pas do të mbahen në një karantinë.

Nga vizitat mjekësore, fatmirësisht konfirmohet se studentja shqiptare nuk është e prekur nga coronavirusi i ri, por fakti që do të udhëtojë me 45 persona të tjerë në avion e bën të detyrueshëm izolimin 14 ditor në karantinë në Turqi, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve shtesë mjekësore.

Studentja shqiptare pas kontrolleve mjekësore pritet të bashkohet me familjen e saj. Sipas raportimeve të fundit, mbi 200 persona kanë humbur jetën dhe mbi 9 mijë të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.

Autoritete kineze, por edhe vende të tjera të botës kanë nisur punën për të zbuluar vaksinën kundër coronavirtusit të ri.

Dy ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës  globale për coronavirusin e ri, ndërsa theksoi se vendet duhet të ushtrojnë dhe implemtojnë masa parandaluese.

Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manstirliu në mbledhjen e Task-Forcës, e cila u mbajt dje në Tiranë konfirmoi se deri tani nuk është shënuar asnjë rast në Shqipëri me infektim nga coronavirusi i ri. Sipas saj, autoritete shëndetësore kanë marrë masa të menjëhershme, ndërsa shtoi se të gjithë pikat kufitare të vendit po mbahen nën vëzhgim, me qëllim parandalimin e çdo situate të pakëndshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026