Fonseca premton “luftë” Interit: Milanit i duhet një sulmues, do bëj krenarë tifozët

8 Korrik 2024 | 18:04

Sezoni i ri pritet të sjellë një Milan ndryshe, me një trajner që preferon lojën sulmuese, ndërsa këtë të hënë është prezantuar Paulo Fonseca. Portugezi ka analizuar detyrën e re, vështirësitë që e presin, si dhe atë cka dëshiron të arrijë në krye të ekipit të djallit. Në konferencën për shtyp ai është shprehur i lumtur për detyrën e re, ndërsa pohon se përgjegjësia është e madhe.

“Jam shumë i motivuar, i emocionuar dhe besimplotë se mund të bëj një punë të mirë.  Jam gati për të filluar këtë aventurë, mezi po pres. Jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i madh. Milani është një klub universal. Kam shumë besim se do ta bëj të fitojë. Duam të jemi një skuadër dominuese, kurajoze dhe agresive, që nuk i lë kundërshtarët të luajnë dhe që i bën krenarë tifozët”.

Më tej, Fonseca ka folur rreth kundërshtarit të urryer të kuqezinjve, Interin, ndaj të cilit premton maksimumin.

“E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti. Në lidhje me Interin mund të them se premtoj që do të luftoj në çdo ndeshje për të fituar. Dhe ndaj Interit nuk do të jetë ndryshe. Ata janë të fortë, por ne duhet të luajmë me kurajo, pa patur frikë nga asgjë dhe me ambicien për të fituar gjithmonë”.

51-vjecari ka firmosur për 3 sezone me Milanin, ndërsa vjen pas një aventure të suksesshme tek Nice, ndërsa drejton ekipe futbolli prej afro dy dekadash. Ky është ekipi më i madh në karrierën e tij, ndërsa më tepër ka qëndruar në ligën vendëse, me ekipe si Porto, Braga, Aves apo Pacos Ferreira.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026