Debati për logon, Patozi kritika Kolegjit Zgjedhor: Vendim arbitrar, i shërbeu PS dhe PD

6 Prill 2021 | 16:30

Kolegji Zgjedhor pak ditë më parë vendosi që Bindja Demokratike do të renditet në fletën e votimit me emër dhe jo me logo.

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i pranishëm në studion e Euronews Albania theksoi se ky vendim ishte arbitrar dhe në dobi të dy forcave kryesore politike.

“Krejtësisht i padrejtë, tërësisht arbitrar ishte një lloj pazari po themi për të lënë të kënaqur vetëm partitë e mëdha, PS i jepte fletën e votimit ashtu siç donte, PD-së i jepte kënaqësinë që ne të mos garonin me logon tonë, që ishte konsoliduar prej dy vitesh. Ne e kemi marrë në mënyrë shumë sportive. Ne nuk e kemi vendosur suksesin në këto zgjedhje tek logoja, por mbështetjen mendoni e kemi tek ideja dhe ekipi që garojmë në këto zgjedhje. Ne mendojmë se do kemi rezultatin e duhur”, tha ai.

Lidhur me modelin e fletës së votimit, z. Patozi u shpreh  se preferenca e Bindjes Demokratike do ishte ajo me emra.

“Për të qenë më e thjeshtë është kjo që është miratuar, por nuk do donin që të ishte kjo që është miratuar. Besoj se emrat duhet të ishin në fletën e votimit, sepse mendojmë se kanë vlerë. Kodi që kemi në fuqi nuk e lejon listën e hapur. Në rast se do kishim lista të hapura, prania e emrave do ishte e domosdoshme, në këtë listë 10% të hapur, sigurisht prania ose jo e emrave nuk do bënte ndonjë dallim të madh, dhe kjo është arsyeja që PD bëri sikur u shqetësua se donte patjetër emrat dhe kur mori heqjen e logos tonë u kënaq dhe po vijon rrugën tani”, tha ai.

Ai theksoi se Bindja Demokratike, ndryshe nga 12 garuesit e tjerë ka bërë një pakt të brendshëm, ku kandidati, që merr më shumë vota do fitojë mandatin.

“Të vetmit që garojmë me një listë të hapur, me një marrëveshje brenda nesh dhe është risia e këtyre zgjedhjeve, jemi e vetmja parti në 12 garuesit e 25 prillit që kemi bërë marrëveshje njëri me tjetrin, që lista është hapur dhe mandatin e merr ai që ka vota më shumë”, tha ai.

Ai theksoi se nëse nuk arrin të jetë pjesë e Kuvendit pas 25 prillit do të largohet nga Bindja Demokratike. Gjithsesi, z. Patozi këmbënguli se kjo nuk ka për të ndodhur pasi BD-ja do jetë pjesë e Kuvendit.

“Unë marr përgjegjësitë e mia personale në këtë rast, sepse unë e them se objektivi ynë është te jemi forcë parlamentare dhe largohem dhe Bindja Demokratike vazhdon pastaj rrugën e saj politike si forcë e re që është, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ne e themi, por askush tjetër nuk e përmend. Kjo është diferenca mes konceptit, mënyra se si ne e shohim politikën dhe si e  shohin të tjerët”, tha Patozi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026