“15 vite burg kush vendos zjarr qëllimisht”- Komisari i Zjarrëfikëses jep detajet

9 Korrik 2024 | 08:49

Komisari në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, ka bërë të ditur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews vendimin për dënimin me 15 vite për ata që vendosin zjarre qëllimisht.

Pepkolaj tha se duhet sensibilizuar opinioni publik me qëllim që të mos shkohet deri te zjarrëvënie dhe dënimet.

Ai tha gjithashtu se edhe zjarrëvëniet e paqëllimshme kanë pasur një qëllim fillestar, gjë që sipas tij e bën fajtor shkaktarin e zjarrit.

“Ajo që është e rëndësishme është që Shërbimi Zjarrfikës është në gatishmëri. Ka zjarre në Shqipëri dhe këto forca po veprojnë. Kjo është ajo që ne ofrojmë. Që të thuash zjarret janë të qëllimshme apo të paqëllimshme duhet të hetohet dhe të ketë një produkt në fund. Ajo që është këmbëngulur është që zjarri i cili ndodhet, ka një arsye, ka një shkak.

Me qëllim apo pa qëllim, ajo ka ndodhur. Ajo që nuk kuptojnë qytetarët është që pa qenë i vogël zjarri nuk bëhet i madh. Sipas kodit penal, edhe vendimet që kanë dalë, tani normojnë edhe djegien e këtyre produkteve nga qytetarët.

Ne duhet të bëjmë sensibilizimin, që t’i paraprijmë rasteve para se të shkojmë te dënimi. Tashmë ne po punojmë që grupet vullnetare të jenë grupe që veprojnë dhe jo për të qenë thjeshtë në shkresa. Kemi bërë takime në rang prefekturash”, tha Pepkolaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026