Gazetari nga Suedia: Gjyshërit këtu marrin 1800 € pension, i japin borxh fëmijëve

10 Korrik 2024 | 09:31

Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi, është shprehur se atje marrëdhëniet financiare mes personave nga e njëjta famije janë tepër korrekte.

Komentet Dushi i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se atje nëse gjyshërit i japin fëmijëve para borxh, presin që t’i marrin sërish në datën e caktuar.

Ai tregoi gjithashtu se në Suedi pensionet minimale janë 1800 euro dhe vijojnë me rritje.

“Hesap korrekt, marrëdhënie e shëndoshë. Nëse kanë një marrëdhënie financiare korrekte me njëri-tjetrin, e kanë shumë të theksuar që nëse fëmijëve të tyre i japin 100 euro borxh, mujin tjetër e presin.

Nuk është si e kemi ne ‘hajde s’ka gjë se ja kam dhënë djalit’. Çdo gjë në vendin e vetë e caktuar. Pensionet në Suedi minimalja janë 1800 euro.

E kanë marrëdhënien shumë korrekte. Edhe dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin nuk është interes”, tha Dushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024