“Jam nën hetim”- Zbulohet arsyeja që çoi në SPAK Pjerin Ndreun
Ditën e sotme kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, u paraqit në SPAK, ku u morn ë pyetje për rreth një orë.
Sipas gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi, Ndreu po hetohet për ‘shpërdorim detyre’ pas një kallëzimi të PD-së së Lezhës, për një rrugë të restauruar.
“Po hetohet për shpërdorim detyre. Ka të bëjë me një rrugë në qytetin e Lezhës, për të cilën ai është shprehur se ka të bëjë me një kallëzim nga ana e PD. Pas daljes nga SPAK ai deklaroi se ka zero shkelje procedurash dhe dëm ekonomik në këtë rrugë”, tha Demushi.
Ndërkohë më herët Ndreu deklaroi pas daljes nga SPAK se kallëzimi është politik dhe nuk ka vepra penale që rëndojnë mbi të.
“PD e Lezhës nuk është dakord që të bëjmë trotuaret, t’u shpëtojmë jetën njerëzve. Vepra penale është shpërdorim detyre, është kallëzim politik dhe nuk ka të bëjë me korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera”, deklaroi më herët Ndreu.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar