“Bild”: Thomas Muller nuk do të luajë më për Gjermaninë

10 Korrik 2024 | 14:05

Thomas Muller nuk do të luajë më për kombëtaren gjermane, shkruan gazeta e njohur “Bild”. Në faqen e parë gazeta gjermane prezanton informacionin se sulmuesi 34-vjeçar i Bayernit ka vendosur përfundimisht që karrierën e tij ndërkombëtare ta mbyllë me Toni Kroos.

Kjo nuk është befasi, sepse vetë Muller, i zhgënjyer pas eliminimit nga Spanja në Shtutgart, e ka bërë të ditur.

“Realisht, ka mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit ndërkombëtare. Pas UEFA EURO, do të ulem me trajnerin Julian Nagelsmann, me të cilin kam një marrëdhënie konfidenciale dhe do të marr një vendim. Por siç thashë, realisht unë e kam mbyllur”, tha Muller.

Ai shënoi 45 gola në 131 ndeshje për Gjermaninë, fitoi Kupën e Botës në 2014. Ai donte edhe UEFA EURO-n, por “furia” dhe Mikel Merino i penguan me një gol në minutën e 119-të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026