PS shpreson për konsensus, Gjiknuri për Euronews: Të mbajnë fjalën ndaj emigrantëve

10 Korrik 2024 | 16:59

Partia Socialiste e konsideron të kryer detyrën e saj me dorëzimin në Kuvend një drafti për rregullimin e Kodit Zgjedhor, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.  Damian Gjiknuri, i besuari i Edi Ramës për këtë çështjeje, thotë se tashmë i takon opozitës, të tregojë në cilën anë është.

“Mundësitë janë aty, nëse duan që ta votojnë dhe flasin gjithë ditën për votën e diasporës, le të votojnë, nëse nuk duan pasta është çështje tjetër” tha Gjiknuri.

Edhe pse tryeza e dialogut dështoi, Gjiknuri deklaron se do të vijojë përpjekjet për dakordësi, por përjashton që të kërkohen vota individuale, kur PS ka nevojë për vetëm 2 kartonë jeshilë nga opozita.

“Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale brenda mundësive demokratike që janë në kuvend, nëse nuk bëhet vend nuk është në tragjedi, kodi zgjedhor është në fuqi” tha ai.

Të bindur se zgjedhjet mund të bëhen edhe me ligjet që aktualisht kemi në fuqi, socialistët e sfidojnë opozitën se po bllokon votën e emigrantëve. Megjithëkëtë, drafti socialist nuk i lejon të gjithë emigrantët të votojnë.

“Definicioni anëtarë i diasporës, pra rezident me banim jashtë shtetit dhe që ka një kohë të caktuar, se nëse ne do të jemi pa rregulla fare, sistem kaotik fusim dhe turistët” tha Gjiknuri.

Propozimi i PS nuk reflekton rekomandimet e OSBE ODIHR, por vetëm dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe herësin, formulën se si një deputet fiton mandatin.

“7 mijë vota është tavan nuk është herësi real. Herësi real mund të jetë 5 mije vota dhe herësi mesatar në Shqipëri është 6  mijë vota” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026