Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, Aristir Lumezi

10 Korrik 2024 | 16:57

Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari i njohur, Aristir Lumezi.

Lumezi ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Lumezi ndoqi studimet e larta në universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në vitet 1985 – 1989, ku u diplomua për letërsi.

Pas studimeve universitare ai pati një karrierë të sukseshme si gazetar dhe analist për çështjet politike.

Prej më shumë se dy dekadash në media, Lumezi mbajti poste drejtuese në shtypin e shkruar dhe jo vetëm.

Për disa vite ai punoi edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Elbasanit në degën e gazetarisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026