Çmimi ul prodhimin e grurit. Fermerët e Maliqit: Nuk ka treg, po na mbetet stok
Çmimi i grurit edhe këtë vit në juglindje të vendit është shumë i ulët, aq sa nuk justifikon koston e prodhimit.
Në qoftë se një vit më parë një kilogram grurë shitej deri në 26 lek, këtë vit në maksimum shkon 22 lek për kilogram. Në kushte të tilla, fermerëve u duhet ta shesin me çmim nën kosto.
“Është shumë i ulët, me shume krunde sesa gruri. 27 krunde, 23 lek gruri. Nuk ka çmim e kërkesë. Nuk vjen tregtari. Vjet ky çmim është vërtitur, shumë keq. Nuk ja vlen te mbjellësh me asgjë. Tokat me 100 e ca, nuk merr dot hakun. Sfilitesh gjithë beharin”,-tha Ervis Veri.
“Gruri vjet ishte 25, sivjet as me 20. Nuk e merr askush. Një mulli është. Ai nuk del në skenë se i mbetet atij. Ai kërkon për veten e tij”,-tha fermeri përparim Dulo.
“Çmimi i grurit flitet me 20-22, kjo është katastrofë. Me 22 lek nuk vlen ta mbjellësh, qira, plehra, plugimi, mbjella, pesticidet, elbicidet. Çdo bëjmë hiç? Nuk ka as treg. Nuk e di, sjellin nga jashtë”,-Femi Xhango, fermer.
Skënder Hamzaj është një nga fermerët superpotenciale të fushës së Maliqit. Ai tha se ka akoma të pa shitur sasi të grurit të dy viteve të fundit. E gjithë kjo sipas tij ka ardhur për shkak të çmimit të ulët dhe mungesës së tregut.
“Ky është i vjetshmi, i vjetshmi dhe i parvjetshmi. S’ka treg, s’ka çmim, këtë vit gjendja me keq, skandal. Çmimi qe flitet midis 20-22 lek. Pa fitim, të marrësh rendiment maksimal, të jetë më 30, nuk mbyllim dot shpenzimet. Kjo është gjendja. I kemi shitur nën kosto. S’kemi ç’bëjmë. Vetëm qeveria me mekanizmat e saj mund të marrë masa”, Skënder Hamzaj, fermer.
Në vitin 2023 në fushën e Maliqit kanë qenë të mbjella 4000 hektarë me grurë, ndërsa këtë vit 3300 hektarë. Ulja e sipërfaqeve ka ardhur edhe për shkak të mungesës së subvencioneve ndaj kësaj kulture.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve