Snajpera mbi tarracën e Kryeministrisë, gazetarja: Forcat shqiponja në gatishmëri

11 Korrik 2024 | 20:08

Gazetarja e Euronews Albania, Sara, në një lidhje të drejtpërdrejtë para ambientet e kryeministrisë tregoi situatën vetëm një herë para nisjes së protestës.

Ajo tregoi se është duke u përdorur e njëjta mënyrë organizimi si protestat e mëparshme, por këtë herë Forcat Shqiponja dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare po qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje.

Gjithashtu, gazetarja bëri me dije se si në çdo protestë tjetër ka snajperistë të cilët monitorojnë gjendjen nga lart.

“Pak minuta më parë është vendosur kordon i policisë, është duke u përdorur e njëjta mënyrë organizimi për sa i përket protestave të zhvilluara kryesisht tek kryeministria, ndërsa për sa i përket Forcave Shqiponja dhe Forcave të Sigurisë Kombëtare janë në afërsi të piramidës, ku gjithmonë qëndrojnë forca të shumta policie, që në momentin që do të jetë e nevojshme të bëhet ndërhyrja e tyre për të neutralizuar situatën. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme drejtori i policisë së shtetit, Rrumbullaku, ka bërë një mbledhje me shefat e komisariatit të Tiranës, ku ka dhënë disa porosi për të vepruar menjëherë në momentin që të konstatohen persona që mbajnë sende të paligjshme si molotovë apo shishe benzine dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Gjithashtu, si në çdo protestë, në pjesën e sipërme të kryeministrisë vendosen edhe snajperistë që monitorojnë të gjitha levizjet,” tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026