Me kapuça dhe maska, “grupi i zjarrit” që po sulmon me molotov Kryeministrinë

11 Korrik 2024 | 21:55

Protestues të opozitës kanë sulmuar sërish me molotov Kryeministrinë gjatë kohës që kreu i PD po mban fjalimin e tij të gjatë.

Euronews Albania ka siguruar pamjen e disa prej personave që kanë qëlluar me bomba molotov drejt Kryeministrisë.

Ata shihen të maskuar me maska dhe kapuça të zinj, ndërsa në pjesën e parme të trupit mbajnë çanta të mbushura me shumë gjasa me bomba molotovi.

Sulmi me molotov ndaj godinës së qeverisë ndodhi intensivisht gjatë 5 minutave të para kur Berisha mori fjalën në protestë përmes një video-lidhjeje me “Zoom”.

Flakët e zjarrit u shuan menjëherë nga shërbimet e policisë të cilat qëndrojnë në gatishmëri.

Situata u normalizua brenda disa minutash. Sulmi me molotov u ndal nga protestuesit dhe nuk pati tentative të tjera prej tyre për të hequr gardhin metalik mbrojtës të vendosur nga forcat e rendit

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe

Infarkti i miokardit nuk po kursen as të rinjtë. Mjekët kardiolog thonë se vitet e fundit, ato po hasen gjithmonë e më shpesh edhe tek...
17:42 | 01/07/2026

Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit. Flakët fillimisht përfshinë një sipërfaqe...
17:03 | 01/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026