Flet kryetarja e PD së Himarës: Nuk u informuam për emrin e kandidatit Gjikuria

12 Korrik 2024 | 17:21

Kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani, është shprehur se baza e Partisë Demokratike të Himarës nuk është konsultuar nga krerët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për figurën e kandidatit për kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen, Petro Gjikuria.

Komentet Dhimojani i bëri përmes një lidhjeje për Euronews Albania, ku tha se vendimi për të mos u konsultuar me bazën e PD për emrin e kandidatit shkakton pakënaqësi te simpatizantët.

Ajo tha gjithashtu se të gjithë duhet të lënë mënjanë pakënaqësitë dhe të fokusohen te fitorja e zgjedhjeve, duke shprehur njëkohësisht vlerësim për figurën e Gjikurisë.

“Fushata ka nisur. Pavarësisht qëndrimeve tona politike për të shprehur pakënaqësitë dhe vërtetësitë nuk është se na humbet qëllimin tonë për të qenë bashkë në koalicion. Unë e kam shprehur në statusin tim, është një shqetësim jo vetëm i imi, por edhe anëtarëve dhe simpatizantëve të PD.

Ishte shumë e padrejtë që PD e bazës të mos pyetet dhe të mos i merret mendim, por thjeshtë të njoftohet përmes mediave për kandidaturën zyrtare. Zotin Gjikuria nuk e njoh personalisht, i njoh kontributin e vetë sepse ai është himariot i diasporës. Ka qenë pranë komunitetit të Himarës për problemet e pronave ndër vite.

Baza patjetër e ka të pranuar, sepse Gjikuria është njëri prej nesh, është himariot dhe kjo ishte arsyeja që unë reagova me një status publik, për të evituar hatërmbetjet për një figurë të pakonsultuar në bazë. Unë konsultimin e prisja nga të gjitha palët, si nga kreu i PBDNJ, ashtu edhe nga PD. Përgjegjësitë për moskonsultimin i kanë drejtuesit e koalicionit Bashkë Fitojmë. Ky veprim thjeshtë shkakton pakënaqësi”, tha Dhimojani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026