“Burgu” për Berishën, godet Altin Dumani: Si ndihem unë?! S’kam asnjë tagër…!
Kreu i SPAK, Altin Dumani, prezantoi në parlament këtë të hënë raportin e punës së Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023.
I pyetur nga deputeti demokrat Tritan Shehu lidhur me dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i SPAK tha se vendimi i gjykatës për masën e sigurisë e përcakton qartë edhe akuzën, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e Shehut se po vepronte politikisht lidhur me këtë çështje.
“Po bëheni pjesë e politikës duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik dhe duke interferuar në çështje të politikës”, tha Shehu.
“Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk më lejohet të bëj komente. Ju pretendoni se nuk ka kushte për caktim mase sigurimi, unë nuk mund të them gjë tjetër, referoju vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale ndaj peronit ndaj të cilit kryhen hetime. Lëshuat akuza të rënda në drejtim të institucionit që unë drejtoj dhe ndaj meje personalisht. Unë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjë lloj lidhjeje me politikën, të gjithë karrierën time e kam ndërtuar jashtë politikës”, u përgjigj Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat