Beleri: Do kthehem në burg, do përballem me pjesën tjetër të dënimit sido që të jetë
Eurodeputeti i ‘Demokracisë së Re’, Fredi Beleri, i cili u lirua nga burgu dje për të shkuar në Strasburg dhe për të bërë betimin në Parlamentin Europian, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, ku ka folur për disa çështje.
Sipas mediave greke, ai tha për ANT1 se dita e djeshme ishte një ditë “ gëzimi dhe emocioni i madh”. Ai deklaroi se ndjen një përgjegjësi të madhe për të përmbushur pritshmëritë që janë krijuar, ndërsa në të njëjtën kohë falënderoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe popullin grek për besimin që treguan tek ai. Madje ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje.
Ai foli për të ardhmen e tij dhe tha se duhet të paraqitet sërish në burg të shtunën, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.
“Kam kërkuar lirimin nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Unë nuk do të largohem. Unë do të përballem me pjesën tjetër të dënimit tim sido që të jetë”, tha mes të tjerash Beleri.
Ai theksoi se Himara është një vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë, të cilët kanë bashkëjetuar prej shumë vitesh dhe kështu duhet të jetë.
“Ne duhet të kemi të drejta civile. Të kemi të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai në mënyrë karakteristike.
Për shtetin e së drejtës në Shqipëri ai theksoi se “Shumë raste tregojnë se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend evropian gjeografikisht dhe dua të besoj edhe nga ana kulturore. Por lidershipi i saj nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’iu afruar Bashkimit Evropian”.
Në fund, duke iu referuar detyrave të tij, ai theksoi se është diçka e paprecedentë për të dhe se do të kërkojë ndihmën e ish-eurodeputetëve grekë. “Do të bëj mirë”, deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)