Gjirokastër, Instalacioni në Obeliskun e Gurtë, evidencë e vlerave të monumentit
Mbrëmjen e së mërkurës Obelisku i Arsimit në Gjirokastër ka qenë pjesë e një instalacioni artistik me ndriçim, i cili evidentoi vlerat e këtij monumenti edhe për turistët.
Instalacioni vazhdoi përgjatë gjithë mbrëmjes duke i falur Obeliskut të gurtë një simbolikë dhe imazh të veçantë.
Për afro dy dekada artisti Florian Çanga ka realizuar instalacione dhe projeksione artistike me ndriçim në qytete të ndryshme por për të Gjirokastra është e veçantë.
“Kam rreth 18 vite që merrem por në Gjirokastër në mënyrë të dedikuar në këtë monument kjo është hera e parë dhe është interesante sepse vetë pozicionimi gjeografik i monumentit është shumë i favorshëm dhe për mua dhe për qytetin.”-tha ai.
Kodra e Obeliskut, simbol i dijes dhe kulturës tashmë po kthehet në qendër të organizimit të aktiviteteve artistike duke përfshirë edhe artin bashkëkohor.
Artisti mendon të rikthehet sërish në qytetin e gurtë me instalacione të reja, për të evidentuar trashgiminë kulturore dhe vlerat muzeale të Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjirokastra feston 19-vjetorin si pjesë e UNESCO
- Gjirokastra e kalldrëmeve/ Rrugët e zonës historike vishen me qylymat e gurtë
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar